×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Tre anëtarë të familjes të masakruar”, familjari i viktimave kërkon dorëheqjen e Kurtit

    Insajderi
    23 January 2023 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dëshmitari dhe familjari i viktimave të masakrës në Rrugën e Kovaqëve në Mitrovicë, Tefik Sejdiu po merr pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkak i së cilës është deklarata e kryeministrit Albin Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

    Ai ka kërkuar dorëheqjen e Kyreministrit Kurti.

    “Marre duhet me të ardhë. Tre anëtarë të familjes të masakruar. Dorëhiqu”, tha ai.

    Në këtë protestë po marrin pjesë dhjetra qyetetarëve të cilët po brohorasin “Poshtë Albin Kurti”.

    Ata po mbajnë pankartat me mbishkrimet: “Kryeministër mos shkel në gjak”, “Me gjak me atdhe nuk bëjm kompromise, Kyreministër dorëhiqu”.

    Ndërsa para objektit të Qeverisë është vendosur kordoni policor për ta mbikqyrur protestën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark