×
  • Sport
  • Sport

    Deklasohet Liverpooli, Lopetegui me Wolvesin i jepin ‘shkollë’ Jurgen Kloppit

    Insajderi
    04 February 2023 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Wolves deklasuan Liverpoolin me rezultat 3:0.

    Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Wolverhampton u gjend në epërsi prej 2:0 ndaj Liverpoolit.

    Fillimisht në minutën 5′ Joel Matip shënoi autogol dhe i dha epërsinë Wolves.

    Më pas në të 21′ shënoi një gol Craig Dawson çoi rezultatin në 2:0 në pjesën e parë.

    Në 45 minutat e tjerë ‘Reds’ tentuan të bëjnë diçka, por nuk ia arritën.

    Por, ishin Wolves që gjetën golin e tretë në këtë takim.

    Pas një asistimi nga Adama Traore, shënoi Ruben Neves, në minutën e 71′.

    Pas kësaj humbje Liverpooli pozicionohen në vendin e 10 me 29 pikë.

    Wolves në anën tjetër ndodhen në vendin e 15 me 20 pikë gjithsej

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark