×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dënohet me 6 vite burgim e gjobë fajdexhiu i Pejës, Driton Podrimçaku – Insajderi ju sjell të ‘bëmat’ e tij

    Insajderi
    31 October 2022 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Pejë sot e ka dënuar me 6 vite burgim e 2 mijë euro gjobë Driton Podrimçakun. Ai ngarkohej me dy vepra penale “fajde” dhe “pengim të personit zyrtar”. Për të bëmat e tij, Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht.

    Sipas aktgjykimit Podrimçaku, u dënua me 5 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë për veprën penale “Fajde”, kurse për veprën penale “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, i njëjti u dënua me 1 vit e 6 muaj, ndërsa u lira nga akuza “Shkaktim i rrezikut të përgjithshme”.

    Po ashtu sipas aktgjykimit, i njëjti u urdhërua që t’ia kthejë shumën prej 50 mijë euro të dëmtuarit.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për Podrimçakun dhe të tjerët që njihen si grupi i “Fajdexhinjve të Pejës”.

    Emri i Driton Podrimçaku 42 vjeçarit nga fshati Novosellë i Pejës figuronte në mesin personave po dyshoheshin si grup i fajdeve të Pejës.

    Në muajin shkurt të këtij viti, Driton Podrimçaku 42 vjeçari nga fshati Novosellë i Pejës u arrestua së bashku me 16 persona tjerë pas një aksioni të madh nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës.

    Në dosjen e rastit, të cilën e kishte siguruar Insajderi, thuhej se ai përmes shantazheve e presioneve ka përfituar shuma të mëdha nga viktimat B.M (emër i njohur për redaksinë).

    Ndër personat që ka rënë viktimë e këtij rrjeti është edhe B.M. Në këtë dosje thuhet se ai fillimisht është kontaktuar nga i dyshuari Driton Podrimçaku i cili i ka thënë se “nëse të duhen para, ta kontaktojë”.

    Viktima merr borxh 5 mijë euro me kamatë 5 % në emër të interesit për tre muaj ia paguan shumën prej 750 euro (nga 250 në muaj). Kur viktima nuk arrin t’ia paguaj me kohë borxhin i pandehuri i shkojnë në punë dhe i thotë se tani duhet ta paguaj shumën 10 mijë euro dhe në çdo ditë që do të vonohesh do ta paguash shumën prej 1 mijë euro për dënim.

    Sipas dosjes, kur viktima ia paguan shumën fillestare prej 5 mijë euro, i pandehuri i thotë se këto para janë veç për një kafe. Atij i thotë se i detyrohet shumën prej 10 mijë euro. Pas disa muajve i shkon prapë në punë dhe i kërkon 25 mije euro për vonesën.

    Në dosje thuhet se pasi viktima B.M ia ka paguar të gjithë borxhin duke përfshirë edhe 25 mijë euro Driton Podrimçaku i shkon përsëri në punë dhe i kërkon që të nënshkruan një kontratë kinse i ka blerë një veturë ne atë vlerë si mbulesë për parat që i ka transferuar në llogarinë e gruas së tij.

    Si përfundim viktima ka paguar 40 mijë euro për 5 mijë euro, borxhin bazë që kishte marr në fillim.

    Por nuk kishte përfunduar me aq, i pandehuri tanimë i dënuar vazhdonte t’i kërkonte ende para viktimës duke e kërcënuar në forma të ndryshme.

    Në prill të vitit të kaluar, Podrimçaku kishte sulmuar me veturë një zyrtar policorë i cili ishte polic hetues në Rajonin e Pejës, Shpejtim Tafilinin, derisa i njëjti kishte qenë duke i zbatuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhdimit sipas urdhëresës së gjykatës.

    Në momentin kur Policia ka tentuar ta ndalojë të dyshuarin (Driton Podrimqakun), ai ka ikur sepse dyshohet se ka qenë i armatosur.

    Kujtojmë se Policia e Kosovës kishte lëshuar kërkesë për ndihmë nga qytetarët për kapjen e Podrimçakut, si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar. Policia kishte shpërndarë edhe detaje ku përshkruhej i dyshuari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark