×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me burg të përjetshëm kosovari që vrau gruan duke e goditur 16 herë me thikë

    Insajderi
    19 September 2022 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Austri, pasi qëi dyshuari kishte goditur 16 herë me thikë gruan e tij, e pastaj e kishte lën në gjendje të rëndë vet në banesë.

    60-vjeçari u shpall fajtor nga Gjykata e Innsbruck-ut pasi në nëntorin e vitit të kaluar e kishte mbytur gruan e tij 50 vjeçare duke e goditur 16 herë me thikë. Lidhur me krimin e rëndë, burri e ka pranuar fajësinë para gjykatës, shkruajnë mediat austriake.

    Ai tha se e ndjera grua e tij e kishte detyruar atë të hante supë në mëngjes dhe kishte folur keq për vajzat e tij nga martesa e mëhershme.

    60-vjeçari theksoi se kjo e kishte shtyer të dilte nga kontrolli, shkruajnë mediat austriake.

    Mjeku ligjor Walter Wahl, tha se kosovari pas kryer të aktit makabër kishte dalë për t’u shëtitur në qytet dhe e kishte lënë të plagosur bashkëshorten në banesë.

    Wahl tha se për shkak të mosofrimit të ndihmës së shpejtë, ajo ka ndërruar jetë.

    Sipas tij pas një orë e gjysmë, kosovari kthehet në objektin ku banonte dhe i bie ziles së fqiut.

    Atë e njoftoi për rastin dhe i kërkoi të thërriste policinë, raportojnë mediat austriake.

    Gjyqtarja Helga Moser, e ka shpjeguar në vendimin e saj se brutaliteti i tepruar i aktit, pra goditja e disahershme me thikë, ikja nga vendi i ngjarjes dhe mosofrimi i ndihmës për të shpëtuar jetën e të plagosures, kanë qenë arsyet rënduese në masën e dënimit me burgim të përjetshëm.

    Vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark