×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    SHBA: Nuk e kemi vërtetuar se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën

    Insajderi
    02 October 2023 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i departamentit amerikan të shtetit, Matthew Miller, ka thënë se ende nuk e kanë konfirmuar vet nëse Serbia ka larguar trupat për rreth kufirit me Kosovën.

    Ai ka thënë se do të ishte një hap i mirë i Serbisë nëse e ka bërë hap.

    “I kemi parë lajmet se Serbia i ka tërhequr trupat, por ne nuk kemi mundur ta vërtetojmë ende në mënyrë të pavarur këtë”, ka deklaruar Miller

    SHBA-ja, kishte alarmuar për vendosjen e trupave serbe afër kufirit me Kosovën, duke i kërkuar Beogradit që t’i largojë ato trupa afër kufirit me Kosovën.

    Veprimi i Serbisë erdhi pas ngjarjeve të 24 shtatorit, ku një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës që kjo e fundit më pas u detyrua të niste operacion kudnër atij grupi terrorist.

    Për këto zhvillimeve, SHBA-ja kërkoi përmes Miller që dy shtetet t’i kthehen dialogut ndër ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark