×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputetë e VV-së i shkojnë në vizitë policit që mbeti i plagosur në Skenderaj

    Insajderi
    06 July 2022 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetë e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci e Arbër Rexhaj e kanë vizituar sot në klinikën Ortopedike, policin, Mërgim Geci, i cili mbeti të shtunën i plagosur gjatë orarit të punës.

    Për vizitën njoftoi vet deputeti Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook teksa shtoi se i uruan shëndet.

    Ndër tjera ai tha se uniforma e shtetit duhet të respektohet.

    Shkrimi i plotë:

    Në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me kolegun tim Arber A. Rexhaj vizituam policët e lënduar në Qendrën Klinike Universitare, të cilit i uruam shërim të shpejtë!

    Njëri nga dy policët e lënduar në Skënderaj ishte liruar nga QKUK për trajtim në shtëpi.

    Uniforma e shtetit duhet të respektohet!

    Ndërkohë, Mërgim Geci dje i foli dy fjalë edhe për Gazetën Insajderi. Tha se gjendja e tij shëndetësore është më e mirë, nuk deshi të lëshohet në komente lidhur me rastin se çfarë ka ndodhur natën e 2 korrikut në Skenderaj.

    “Po jam më mirë. Ende jam i shtrirë në spital”

    I pyetur nga gazeta se cili është versioni i tij për situatën e krijuar natën kur ai është plagosur, Geci nuk pranoj të prononcohet.

    /GazetaInsajderi

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark