×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti Bekim Haxhiu propozon shpërbërjen e Kuvendit

    Insajderi
    19 April 2023 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se sot i ka propozuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që ta hedhë në votim shpërbërjen e Kuvendit pas mungesës së kuorumit në seancën e sotme.

    Haxhiu tha se kjo mungesë e kuorumit vjen nga papërgjegjësia e deputetëve të zgjedhur të LVV-së.

    Qytetarët votuan 51% për ndryshim, për zhvillim, ndërsa këta çdo ditë po ofrojnë dështim dhe keqmenaxhim. Kauzat me të cilat bënë fushatë u shkelën e premtimet u tretën. Mungesa e kuorumit në seancë parlamentare vjen nga papërgjegjësia e deputetëve të zgjedhur të LVV-së. Sot, pas dështimit të dytë të seancës së Kuvendit në mungesë kuorum, i propozova kryetarit të Kuvendit z.Glauk Konjufca që ta hedhë në votim shpërbërjen e Kuvendit”, tha ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark