×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i LDK’së ia numëron Kurtit “armiqtë” që i duhen për të mbijetuar në politikë

    Insajderi
    17 September 2023 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ia ka numëruar kryeministrit Albin Kurti, “armiqtë” që sipas tij, i duhen për të mbijetuar në politikë.

    Në një postim në Facebook, Selmanajt tha se për t’i fshehur skandalet Kurti i bënë armiq mediet, për ta fshehur dështimin në arsim, e bën fajtor Sindikatën.

    Postimi i plotë i Selmanajt:

    Albin Kurti, për të mbijetuar në politikë gjithnjë i duhet nje “Armik” kujdestarë.

    – Për t’i fshehur skandalet qeveritare, “armiq”i bënë mediet;

    – Për ta fshehur dështimin në arsim, “armik” e bën SBASHK-un;

    – Për ta fshehur dështimin në shëndetësi, “armik” i bënë mjekët;

    – Për ta fshehur dështimin në drejtësi, “armik” i bënë prokurorët e gjyqtarët;

    – Pë ta fshehur dështimin në ekonomi, “armik” i bënë bizneset (“Oligarkët” siq di t’i thotë ai);

    – Për ta fshehur dështimin në infrastrukturë, “armik” i bënë qeveritë e kaluara;

    – Për ta fshehur dështimin dhe paditurin për draftimin e ligjeve kualitative, “armike” e bënë Gjykatën Kushtetuese;

    – Për ta fshehur dështimin në dialog e diplomaci, “armike” i bënë ndërmjetësitë dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare;

    Ky njeri nuk mundet me qeverisë pa shpikur “armiq” kujdestarë.

    …dhe një ditë kur qytetarët e Kosovës masivisht do të kërkojnë llogari prej tij, ky ka me u armiqësu edhe me vet qytetarët dhe votuesit e tij. E ajo ditë jam i bindur që po afrohet me shpejtësi.

    Mosdija dhe dështimi nuk munden të fshehen me “armiq” të shpikur.

    Kosova ka nevojë për zhvillim e prosperitet në çdo fushë, e jo broqkulla, e sjellje paranojake me “armiq” kujdestarë e të shpikur!

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    08 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark