×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i VV-së: Ka shqetësime brenda partisë për raportet me ShBA-në

    Insajderi
    07 March 2024 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka pohuar se ka deputetë brenda VV-së, që janë të shqetësuar për raportet me ShBA-në.

    Sipas tij raportet i marrin me shqetësime dhe se i diskutojnë në takime me grupin parlamentar

    Korencia theksoi se raportet me ShBA-në nuk cenohen me qëllim.

    “I marrim me shqetësim, i diskutojmë në takime me grupin parlamentar, por që pajtohem. Ka njerëz që janë të shqetësuar sa i përket situatave kur kemi këtë mos pëlqyeshmëri të situatave të caktuara të cilat dalin publike nga SHBA. I trajtojmë me shqetësim që të mos cenohen raportet. Nuk besoj që raportet cenohen me qëllim, sepse atëherë do ishin skandaloze”, tha ai në “Debat Plus”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark