×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti nga Bosnje Hercegovina kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE: Pa pëlqimin e Serbisë nuk ka kuptim

    Insajderi
    16 April 2024 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës

    Në fund, pritet edhe votimi i raportit.

    Deputeti i Bosnje dhe Hercegovinës, Branislav Borenoviq, tha se është kundër propozimit dhe kërkoi refuzimin e tij.

    “Do të jem kundër këtij propozimi, pa pëlqimin e Serbisë nuk ka kuptim, është absurde të bëhet një vendim i tillë, është një paradoks dhe trup”, u shpreh ai.

    “Ju përkujtoj që autoritetet e Prishtinës me veprimet e tyre të njëanshme nuk veprojnë në pajtim me obligimet ndërkombëtare dhe shkelin marrëveshje ndërkombëtare e dimë që Prishtina nuk ka bërë asgjë për të përmbushur marrëveshjen e Brukselit sa i përket krijimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe. Ndërsa ju po e bëni këtë në një kohë të vështirë kur marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit po përpiqen të normalizohen me negociata. Po vini një precedent të pabesueshëm po e shkelni KiE, a po krijoni një rregull të ri me këtë precedent”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark