18:33 - 13 Dhjetor 2022

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, tha se duhet që versioni i fundit i propozimit franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të shkojë për diskutim në Kuvend.

Krasniqi në Frontal të T7 kritikoi qasjen e Qeverisë në dialog.

“Besoj që ai dokument duhet të vijë në Kuvend dhe të debatohet rreth tij”, tha ajo.

Së fundmi, një version i ri, i përditësuar i planit franko-gjerman iu dorëzua kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.