×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputetja Kica shfaqet në Kuvend – LDK ia rezervon ulësen në rendin e parë të deputetëve

    Insajderi
    15 September 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja Doarsa Kicaj-Xhelili, pas kalimit zyrtar nga partia “Guxo” në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka ndërruar edhe grupin parlamentar, shkruan Insajderi.

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, që është e para për sesionin vjeshtor, Doarsa Kica, ishte ndër deputetët e parë të kësaj partie që arriti në sallën e Kuvend.

    Ajo ishte e shoqëruar nga kryetari i LDK-së, dhe shefi i saj i ri, Lumir Abdixhiku dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

    Për deputetet më të re, LDK-ja siç duket ka rezarvuar ulësen në rendin e parë të deputetëve, shkruan Insajderi.

    Siç edhe shihet në pamjet nga senaca që pritet të nis së shpejti, deputetja Kica përshëndet nga larg ish-kolegët nga Vetëvendosje, deputetët Labinotë Demi-Murtezi dhe Fitim Ukën.

    Deputetja Doarsa Kicaj-Xhelili para një jave zyrtarizoi aderimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e braktisur partinë Guxo, pasi siç tha vet ajo nuk ishin pajtuar për çështje të rëndësishme në fushën e drejtësisë, si është edhe tema e vettingut. Ajo deklaroi se me partinë e re ku aderoi, në fushën e drejtësisë përshteten me pikë e presje.

    Largimi i Kicës nga Guxo, u kritikua nga ish-bashkënpartiakët e saj.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili së fundmi u zgjodh bashkëkryetar i kësaj partie me Donika Gërvallën, e ka linçuar atë, madje tha se publiku nuk e di emrin e saj të saktë Doarsa apo Daorsa e që sipas tij kjo tregon shumë çka.

    Përveç Pecit, edhe deputeti i “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka komentuar largimin e Doarsa Kicës, nga partia e tyre dhe zyrtarizimin e aderimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Avdyli, duke e quajtur “motër”, Doarsa Kicën tha se me largimin e saj ajo e kafshoi dorën e Vjosa Osmanit dhe partisë Guxo.

    “Kjo “motra” jonë i kafshoi dorën e Vjosa Osmanit e partisë Guxo, nga e cila u ushqye e u rrit (politikisht). Pardje e nisi rrugëtimin politik diku tjetër duke përqeshë Rugovizmin e LDK-së e Guxo-s e pa kurrfarë lidhshmërie emocionale me konceptet e tyre, tani mbetet çështje kohe kur ka me ik edhe nga aty, ose do mësohet për të duruar goditjet e këpucave e brrylave”, ka shkruar Avdyli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark