×
  • Sport
  • Sport

    Derbi i kësaj xhiroje luhet në Suharekë – publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes mes Ballkanit dhe Prishtinës

    Insajderi
    04 May 2023 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Kampioni në fuqi është nikoqir i klubit më të trofeshëm në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e qytetit” në Therandë me fillim nga ora 15:00.

    Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje pas një barazimi me Dukagjinin dhe synon t’i kthehet fitores për ta rikthyer pozitën e parë në tabelë.

    Në anën tjetër, ekipi i Debatik Currit gjithashtu vjen nga një barazim me Llapin dhe synon të mos humb në këtë udhëtim të vështirë, për të mbetur në pozitat që e dërgojnë në garat evropiane./Telegrafi/

    FORMACIONET ZYRTARE:

    BallkaniFrashëri; Ar.Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Kuc, Emerllhu, Zyba; Korenica, Rrahmani, Gripshi;

    Prishtina:Kolaj; Bytyqi, Pllana, Belica, Mici; Hamiti, Useini; Pefqeli, Krasniqi, Hyseni; Kryeziu;

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark