×
  • Sport
  • Sport

    Derbi i qytetit i takon Manchester City-t, Haaland shkëlqen me dy gola dhe një asistim ndaj United

    Insajderi
    29 October 2023 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester City nuk pyet për Manchester United, fiton 0-3 në “Old Trafford”, rezultat që konfirmon diferencën e madhe që ekziston mes dy skuadrave në këto momente.

    Erling Haaland ishte heroi i skuadrës së Pep Guardiolës me dy gola dhe një asist për festën e Phil Foden, i cili vulosi suksesin me “tris” të Citizens.

    Onana ishte më i miri për vendasit, teksa me pritjet e tij evitoi një humbje më të thellë. City ndan vendin e dytë me Arsenalin me nga 24 pikë. Dy më pak se Tottenhami kryesues.

    Ndërkohë, skuadra e Erik ten Hag regjistroi humbjen e pestë në dhjetë javët e para në Premier League. Duke mbetur në vendin e tetë me 15 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark