×
  • Sport
  • Sport

    Dervish Berishës i humb durimi, ka një pyetje për federatën

    Insajderi
    09 March 2023 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish hendbollisti i mirënjohur, Dervish Berisha, i humb durimi, për faktin se nuk mund ta durojë humbjen e Kosovës me rezultat 25:22 nga Bosnja e Hercegovina, në ndeshjen që u zhvillua në Prishtinë.

    Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së tretë të Grupit 7 të Kampionatit Evropian 2024.

    Berisha ka një pyetje për Federatën e Hendbollit të Kosovës. 

    “Një Këshillë, sipas mendimit tim, humbje qe nuk e ka meritu por nuk mund t’i thuhet të keqes e mirë.

    Federata e Hendbollit thotë nga dështimi mësojmë por e pyes federatën që sa herë dështuam e nuk mësuam por duhet vërtet këshilluar të gjithë, se loja fitohet me angazhim, moral të lart sportiv e me udhëheqje të mirë gjatë ndeshjes, që na mungon që sa vite sepse minimum 4-5 herë gjatë ndeshjes të ndërrohet taktika – teknika por edhe vendet e lojtarëve. Në hendboll, kuptohet ka faza që nuk shkon mirë, mirëpo aty duhet bë ndryshime. Janë momente kur kundërshtari luan ngadalë ne duhet shtuar shpejtësinë:

    1. Lëvizje e shpejt, topi shpejt.

    2. Lëvizjet e shpejta, topi ma ngadalë.

    3. Lëvizjet e ngadalshme, topi – pasimi i shpejt.

    4. Lëvizjet ngadalë, topi ngadalë. 

    Ju lutem mos e merrni si kritikë por si këshillë e një ish hendbollisti. Andaj besojmë në fitore në Bosnje”, ka komentuar Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark