×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dështon seanca kundër kreut të FFK-së, Agim Ademi

    Insajderi
    13 February 2023 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka dështuar përsëri seanca kundër kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit. Seanca ka dështuar në mungesë të të dëmtuarit Dritëro Kadolli. Ademi akuzohet se më 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Kadolli, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një “BMW X5”.

    Sipas gjykatësit të çështjes, Sabit Sadikaj, Kadolli ka njoftuar administratën e gjykatës se gjendet në Angli dhe nuk do të jetë në Kosovë deri rreth datës 27 shkurt 2023.

    Në mungesë të kushteve ligjore, seanca e sotme u ndërpre dhe ajo e radhës u caktua të mbahet më 7 mars 2023.

    Gjykatësi Sadikaj, konstatoi se palëve prezentë procesverbali i seancës do të ju shërbej si ftesë, ndërsa i dëmtuari Kadolli do të ftohet me ftesë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndryshe edhe seanca e kaluar kishte dështuar të mbahej, pikërisht për shkak të mungesës së Kadollit.

    Të akuzuarit Ademi dhe Rama, më 7 nëntor të 2022 në seancën e rigjykimit ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën që iu vihet barrë.

    Për shkak se është parashkruar vepra penale e ushtrimit të ndikimit, për të cilën edhe ishte shpallur aktgjykim refuzues në korrik të 2019-ës, lënda tani ka kaluar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Kujtojmë se kjo është hera e pestë që dështon seanca kundër Agim Ademit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark