×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Detaje të reja nga rasti tragjik në Gjermani: Sulmuesi besohet të jetë në mesin e të vrarëve

    Insajderi
    10 March 2023 - 08:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Hamburgut thotë se sulmuesi dyshohet të jetë në mesin e të vrarëve sonte.

    BNO news po citon një zëdhënës të policisë, Holger Vehren, i cili tha se nuk ka njohuri për ndonjë të arratisur dhe sugjeroi se vrasësi ishte në mesin e të vrarëve.

    “Vetë oficerët dëgjuan gjithashtu një të shtënë që vinte nga katet e sipërme të ndërtesës. Ata u ngjitën lart dhe gjetën gjithashtu një trup atje”, tha Vehren.

    Gazeta Bild raporton se shtatë persona kanë vdekur dhe 25 janë plagosur – tetë prej tyre në gjendje të rëndë – nga të shtënat, për të cilat thuhet se ndodhi në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait menjëherë pas orës 21:00 të së enjtes në mbrëmje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark