×
  • Lajme
  • Insajderi

    Detajet, emrat dhe koha e dënimit – lista e plotë e kandidatëve të LVV-së të “eliminuar” nga zgjedhjet

    Insajderi
    20 January 2021 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi janë pesë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilëve u është ndaluar kandidimi në zgjedhje.

    Pesë anëtarët e LVV-së janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.

    Insajderi ka siguruar listën e plotë të figurave politike të VV-së të cilëve u është ndaluar kandidimi në zgjedhje, si dhe koha e nxjerrjes së aktjgykimeve.

    Sipas listës, kundër Kurtit dhe të tjerëve ka aktgjykime të plotfuqishme për vepër penale mes viteve 2018-2020.

    Pesëshja e VV-së është në mesin 47 kandidatëve që Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vlerësuar se kanë probleme me ligjin.

    Lista e plotë e anëtarëve të VV-së të eliminuar nga gara zgjedhore dhe koha e nxjerrjes së aktgjykimeve kundrejt tyre:

    a) Z. Albin Kurti, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, PKR 717/2015 të dates: 13.09.2018

    b) znj. Albulena Haxhiu, e denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, PKR 717/2015 të dates: 13.09.2018

    c) z. Liburn Aliu, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P 549/2016 të dates: 30.01.2018

    d) z. Bajram Mavriqi, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P-103/2020 të dates: 03.11.2020,

    e) znj. Labinotë Demi Murtezi, e denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P-3066/2016 të dates: 31.01.2018.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark