Insajderi
Botë

Dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, supozohet se kanë vdekur pas përmbytjes së një anijeje në Libi

Insajderi
17 December 2023 - 19:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, supozohet se kanë vdekur pas përmbytjes së një anijeje në Libi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tragjedi ka ndodhur në brigjet perëndimore të Libisë, ku të paktën 61 persona janë zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur si pasojë e përmbytjes së anijes nga dallgët e forta.

Libia njihet si pika dominuese e transitit për migrantët që ikin nga dhuna dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin e OKBS-së (IOM), tregojnë se më shumë se 28 mijë afrikanë kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdhe që nga viti 2014.

Kjo për faktin se, Mesdheu cilësohet si një nga rrugët më të rrezikshme të migrimit në botë.

Nga kaosi në Libi kanë përfituar trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët kanë kontrabanduar emigrantë nëpër kufijtë e gjatë të vendit.

Sipas hetuesve nga OKB-ja, ata më pas kthehen në Libi dhe mbahen në qendrat e paraburgimit të drejtuara nga qeveria, ku përjetojnë abuzime nga më të ndryshmet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark