×
  • Showbiz
  • Show

    “Dhunë fizike, bullizëm, ngacmime seksuale”, produksioni në vend së të “ndëshkojë” dhunuesin zgjedhë të qëndrojë në heshtje

    Insajderi
    21 April 2023 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse kanë kaluar vite nga transmetimi i edicionit të parë të Big Brother në ekranet shqipfolëse, një gjë i ka rezistuar fuqishëm kohës. Ajo është shfaqja në publik e skenave me përmbajtje dhune.

    Big-u me protagonistë të ndryshëm në çdo edicion, përpos argëtimit, shpeshëherë i irriton shikuesit. Kjo për faktin se vazhdon t’i servojë ngjarje me elemente të dhunës fizike, psikologjike, seksuale dhe ekonomike, shkruan Insajderi.

    Viti 2008 ishte viti në të cilën shqipëtarët u njohën me një format televiziv të panjohur deri më atëherë.

    Arbana Osmani

    Gjatë 100 ditëve sa zgjati, Big Brother u karakterizua me ndodhi të shumta disa prej të cilave edhe sot e kësaj dite përfliten.

    Përleshja Ilda-Mariola, pos fjalëve bullizuese, e karakterizuar edhe me pijatat me ushqim, e gotat me pije që fluturonin në ajër, natyrisht që është njëra ndër më të komentuarat.  

    Zënka kishte ardhur si rezultat i fjalëvë të  Ildës ‘’ ti grua e martuar fle me burra të huaj, ti mami, i mëson vajzës tënde të dalësh në publikë më bre**’’, drejtuar Marioles.

    Kjo u bë shkak për diskualifikimin e të dyjave nga ana e produksionit.

    Big Brother Albania-rrahje

    Risija e 2017 ishte se në Big mund të merrnin pjesë vetëm çiftet.

    Olsi dhe Fiorentina i hynë garës të lumtur e me shpresë shumë.

    Fiorentina dhe Olsi

    Por rrugëtimi për këtë të fundit nuk ishte i tillë pasi Olsi në shumë raste abuzoi me të.

    Ai e kapte atë për fyti duke iu hedhur sipër deri sa asaj i ndalej fryma. Fiorentina i thoshte se do të thërras babain, e ndonjëherë kërkonte ndihmë nga nëna e saj.

    Por ai nuk e kishte lënë me aq. Teksa partneria e tij po shtrihej sy mbyllur nën rrëzet e diellit ai pa miratimin e saj e kishte goditur në të pasme.

    Në asnjërin rast as produksionit e as banorëve e tjerë nuk i është dukur e arsyeshëm për të reaguar.

    Xheni dhe Benard

    As çifti Xheni-Benard pjesëmarrës në të njëjtin edicion nuk i kishin suprizuar publikun për të mirë.

    Benardi dhe Xheni

    Komunikimi verbal Xhenit nuk i kishte mjatuar që të ‘’qëroj hesapet’’ me Benardin.

    Ajo e kishte goditur atë më shuplak në fytyrë pasi ai kishte filluar të qesh me argumentimin e saj, se pse duhej t’i bënin punë e shtëpisë.

    Xheni dhe Benard-Big Brother Albania

    Ndërsa vitin e kaluar pak minuta para se këngëtarja nga Maqedonia, Big Mama të jep dorëheqje pati eskaluara në kërcënime dhe fyerje kundrejt banorës tjetër, Antonela Berisha.

    Fjalët ‘’e përdalur, femër e ulët, të ngrehi zhag’’, Antonela i mori pasi e kishte akuzuar Big Maman se e kishte sharë serbisht.

    Big Mama

    Në po të njëjtin edicion, fituesi i çmimit të madh, Ilir Shaqiri konkurenten Einxhel Shkira e kishte kërcënuar me fjalët “po përmende edhe njëherë familjen time dije se të masakroj’’.

    Enxhel-Ilir

    Natyrisht edhe ky moment ishte transmetuar në ekran dhe Shaqiri nuk ishte penalizuar fare për një gjë të tillë.

    As për Fifin që sillej me shkop në dorë para Semit, e cila vuante nga ankthi, e që i kishte shkaktuar momente jo të lehta emocionale, me sa duket produksionit nuk i është dukur i denjë penalizimi.

    Semi-Fifi

    16:40 – 23 Janar 2023

    Shpërndaje në  

    Nëse mendoni se në Big Brother Kosova kanë ndodh situata më të arsyeshme gaboheni.

    Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik Stresi nuk ka kaluar ‘’Prime’’ pa qenë në qendër të diskutimit për sjelljet e tij ndaj banoreve gra.

    Stresi

    Edhe pse është kritikuar për gjuhën seksiste, ndaj tij nuk është marrë asnjë veprim.

    Stresi-Xhuli

    Dhuna ekonomike duket se u bë ”strategjia” e re e lojës për të fituar 100 mijë euro.

    Luiz Ejlli u përjashtua nga e drejta për të shfrytëzuar si të dojë një pjesë të buxhetit të përgjithshëm.

    Pra, atë nga kjo e drejtë e privoi Tea, ndaj të cilës vetëm Luizi u revoltua.

    Tea dhe Luiz

    Ky veprim i saj erdhi pasi ky i fundit e kishte bullizuar atë për pamjen fizike apo të njohur anglisht si ”bodyshaming”.

    Ngjashëm siç ia kishte bërë banorës së eleminuar nga produksioni, Kejvina Kthella pasi ajo e kishte goditur me shuplakë si përgjigjje ndaj pyetjes së tij provokuese “A je e shqepur”.

    Kejvina-Luiz

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark