×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhunë fizike dhe seksuale, bullizëm, kërcënime, eskalojnë banorët e “It’s my home”

    Insajderi
    06 March 2024 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reality show’i më i degraduar në shqiptari vazhdon ta terrorizoj opinionin kosovar. Mjaftojnë pesë minuta ta shohësh “It’s my home” që të tronditesh dhe shqetësohesh nga sjelljet jonjerëzore. Veprimet e dhunshme të banorëve lirisht mund të konsideron vepra penale. Dhunë fizike, psikologjike, bullizëm e kërcënime të bëra në ‘kuadër të lojës’ servohen gjatë tërë kohës nga emisioni në fjalë.

    Njëri godet tjetrin, të tjerët “shohin seri”. Argëtohen/ debatojnë duke bullizuar për pamjen, intelektin, paraqitjen.

    “Kam me ta plas shpirtin”, kështu i drejtohet banori me emrin Andrea konkurrentes tjetër, Rinesës. Pra, në sy të të gjithëve ai kërcënon, askush nuk merrë masa. Madje, as produksioni. Përkundrazi, videoja shpërndahet në të gjitha platformat sociale.

    “Prime-in” e radhës asaj i pëgatitet një përmbledhje me disa prej momenteve ku brenda pak ditëve ajo është dhunuar nga të tjerët.

    Situate e dytë në video- Rinesa dhunohet fizikisht.

    Në sallonin e shtëpisë, asaj nga prapa i vardiset Andreu. Ajo kthehet dhe e shanë.

    Ky i fundit i gjendur para kësaj situate, zgjedhë dhunën. 

    Fillimisht tërheq atë nga flokët, pastaj e godet me shuplakë në faqe.

    Në mes tyre gjendet njëra nga banorët, por nuk i duket gjë ajo që pa para pak sekondave.

    Situatat diskutohen si të bëhej fjalë për diçka normale.

    Asnjëri nga ta nuk përjashtohet.

    Moderatorja e emisionit, Ardisa Maloku në lidhje me dhunimin fizik deklarohet “arsyeja pse nuk kemi marrë masa për këtë është se kemi mendu që kjo ka qenë lojë. Ju shpesh e përdorni lojën me kontakt fizik. Është shqiptu vërejtje pasi që është fillimi i garës”.

    Gazeta Insajderi ka kontaktual Policinë e Kosovës në lidhje me këtë. Të njëjtit akoma nuk kanë kthyer ndonjë përgjgjje.

    Në po të njëjtën video janë të përfshira edhe situatat si në vijim.

    “Veç paloje qato. A po nin? Paloje ti”, më këto fjalë, Florenti, njëri nga konkurrentët, mundohet ta detyrojë atë të heshtë. I afrohet, dhe me qasje shumë banale insiston që ajo të mos flas.

    Ajo dy punë di t’i bëjë. Të bërtas dhe të shtrihet. Kjo ma s’pari nuk është e ngritur intelektualisht”, kështu vlerësohet niveli i saj intelektual, nga një banorë tjetër.

    Këto janë vetëm disa nga rastet ku në këtë format televiziv është e pranishme dhuna.

    Sulmet seksuale nuk kanë munguar në shtëpinë pamjet e të cilës i transmetohen publikut 24 orë në 7 ditë të javës.

    Fillimisht të shpjegojmë çka nënkupton sulmi seksual.

    Çdo sjellje verbale ose fizike (e natyrës seksuale) që bëhet pa pëlqimin e personit tjetër, e që ka për qëllim ose efekt cenimin e individit, ku krijohet ambient armiqësor, frikësues, poshtërues, fyes e jo vetëm. Përfshihen edhe prekjet e padëshiruara seksuale.   

    Fatkeqësisht në këtë format nuk kanë munguar rastet e puthjeve në buzë, të cilat janë bërë pa marrë në konsideratë vullnetin e tjetrit.

    Rreth dy muaj më parë, banorja e njohur me nofkën, Klea ka puthur me zor Albiosin, banorin tjetër.

    Ai ka shprehur frustrimin e tij ndaj një akti të tillë. Ndërkaq, për të tjerët banorë kjo situatë e patolerueshme është shoqëruar me të qeshura. E shqetësimin e viktimës, në këtë rast, Albiosit, askush nuk e ka marrë parasysh.

    Në ‘Prime’ ai e ka theksuar se ai kontakt seksual ishte bërë me dhunë, pra pa pëlqimin e tij, por pra një situatë aspak e mirë është trajtuar si diçka normale.

    Dhunë fizike

    Kujtojmë që në shtator të vitit 2022 Komisioni i Pavarur i Mediave ka ndërpres transmetimin televiziv të këtij formati.

    Kjo pasi njëra ndër banoret ishte dhunuar fizikisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark