×
Insajderi / Ballina 5

Digjet flamuri i Kosovës në protestën në Beograd

Insajderi
13 December 2022 - 11:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qindra serbë kanë protestuar në Beograd të hënën në mbrëmje, në përkrahje të serbëve të Kosovës, pas tensioneve në veri.

Me brohoritjet kundër pavarësisë së Kosovës, protestuesit kanë “djegur flamurin e Kosovës”.

“Kosova është zemra e Serbisë” dhe “s’ka ndarje”, kanë brohoritur ata, raporton koha.net.

Qëkur zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përpoqën të hyjnë në objektet e tyre në katër komunat në veri të Kosovës gjatë javës së kaluar, për t’i organizuar zgjedhjet e parapara për këtë fundjavë (e që u shtynë), në veri ka pasur sulme ndaj Policisë dhe zyrtarëve të KQZ-së. Shok-bomba e madje edhe sulme me armë kanë përcjellë këto ditë veriun. Një polic është plagosur si pasojë e të shtënave në Zveçan.

Një ish-polic serb i Kosovës është arrestuar për këto sulme. Serbët lokalë në shenjë proteste kanë bllokuar rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak, që janë mbyllur përkohësisht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania kanë reaguar pas bllokimit të rrugëve duke kërkuar nga Serbia t’i heqë barrikadat.

Image

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark