×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Diku 50-60 seanca janë mbajtë” – artari nga Podujeva përmend emrin e gjykatësit që sipas tij po ia zvarrit rastin

    Insajderi
    26 March 2023 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë për InDoks artari nga Podujeva, Ilmi JupollI ka rrëfyer rastin e vjedhjes së arit në artarinë e tij. Kanë kaluar 11 vjet, por ende askush nuk është dënuar përkundër që personat që e vodhën ishin të pamaskuar.

    Jupolli thotë se gjithçka në rastin e tij i duket e ngatërruar, lënda me shumë aktakuza, me shumë vendime, me shumë transfere, e me shumë e shumë prokurorë të ndërruar.

    11 vjet ka kaluar kohë e gjatë. Seanca dikun 60-70 ka mujt me qenë, gjithherë kam qenë aty. Këtë lënda vetëm Bastri Morina ka qenë i caktuar për këtë lëndë, por edhe ai është largu nga puna, tjerat asnjëherë nuk kanë qenë dy prokurorë, ndoshta 1-2 herë tjera herë gjithherë janë ndërruar, rrotacion nuk është caktu një prokuror i përhershëm me qenë për atë rast”, tha ai në InDoks të Insajderit.

    Ai flet në këtë rrëfim për lirimin e rojës, që një herë ishte futur në mesin e të dyshuarve e më vonë u hoq, por vendimet e Gjykatës nxjerrin diçka edhe më të çuditshme.

    Gjykatësi që më së shumti është marrë me këtë rast, sipas viktimës së këtij krimi, Hilmi Jupolli, është po nga Podujeva. Është gjykatësi Minir Hoti. Ai e fajëson atë direkt për zvarritjet e mos sjelljen e drejtësisë në këtë rast.

    Gjykatës ka qenë në gjykatën e qarkut në Prishtinë edhe në Podujevë. Një Krasniqi emrin nuk e di. Por gjithherë ka qenë Minir Hoti. Jo dyshime, ai nuk mundet me u sqaru kurgjo që ka qenë në zbardhjen e rastit diçka me zbardhë asnjëherë nuk ka qenë i interesuar për me zbardh rastin. Jo, nuk është konfrontuar me neve, me mua jo. Nuk është duke e gjykuar drejt, kur njeri që bisedon me grabitësi shihet në CD, ai prokurori e zgjeron akuzën, gjykatësi e liron prej akuzës”, potencoi ai për InDoks.

    Nga pesë persona që u akuzuan në fillim, gjatë një dekade gjykime, katër prej tyre veçse kanë marrë vendime finale që janë liruar. Vetëm një person ende vazhdon të gjykohet në këtë rast, derisa Prokuroria ende vazhdon që të qëndroj prapa aktakuzës se krimi është kryer në grup.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark