×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dikur bashkë në rrugë kundër “Zajednicës”- Kurti kryeministër ironizon me thirrjen e Molliqajt për protestë

    Insajderi
    21 March 2023 - 15:38

    Kryeministrit, Albin Kurti ka ironizuar me protestën e paralajmëruar nga Partia Socialdemokrate, e cila pritet të mbahet të shtunën për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur mes Kurtit e Vuçiqit në Ohër.

    Kur u pyet nga gazetarët Kurti ka ironizuar duke thënë se nuk di çka të komentojë.

    Çka të bëjë tash unë, çka me komentu, protesta të shtunën sot është e martë”, tha ai derisa nënqeshej përcjell Insajderi.

    @insajderitv Dikur bashkë në rrugë kundër “Zajednicës”- Kurti kryeministër ironizon me thirrjen e Molliqajt për protestë #albinkurti #zajednica #dardanmolliqaj ♬ original sound – Insajderi

    Ndërkohë, kryetari i Partisë Socialdemokrate, ka Dardan Molliqaj njoftuar se i ka dërguar ftesë bashkëpunimi liderëve opozitar brenda parlamentit dhe jashtë tij.

    Ftesa e Molliqajt ka shkuar për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kryetarët e dy partive joparlamentare, Nismas Socialdemokrate dhe Lëvizjes për Bashkim, Fatmir Limajt dhe Valon Murati.

    Sipas Molliqajt këta liderë kanë shprehur pakënaqësi me marrëveshjen e Ohrit prandaj i ftoi për bashkëpunim.

    “Sot, në emër të PSD-së, u kam dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve të partive politike opozitare, z,Krasniqi, z.Abdixhiku, z.Limaj dhe z.Murati, të cilët kanë shprehur kritikat dhe mospajtimin e tyre me Qeverinë rreth çështjes së dialogut”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. “Marrëveshja që Kurti ka sjellur është e dëmshme për Kosovën. Prandaj bashkimi kundër kësaj qeverie është domosdoshmëri”.

    Asnjëra nga partitë e ftuara nga Molliqaj deri tani nuk kanë kthyer përgjigje nëse do të bashkëpunojnë me PSD-në, për marrëveshjen siç e quan PSD të dëmshme për Kosovën.

    /GazetaInsajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark