×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dikur në krah të Ramush Haradinaj, Mustafë Bajrami aderon në Vetëvendosje

    Insajderi
    19 December 2020 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mustafë Bajrami që para një vite kishte vendosur t’i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në krye me Ramush Haradinaj, nuk ka shkuar gjatë qëndrimi i tij në këtë parti dhe ka aderuar tek, Lëvizja Vetëvendosje.

    Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, sot përmes një postimi në llogarinë e tij në Facëebook, ka njoftuar për aderimin e Bajramit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Mustafë Bajrami na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në Kajro të Egjiptit, ndërsa në Master dhe Doktoratë ka punuar në Logjikë dhe Filozofi Analitike në Universitetin “Dokuz Eylul” në Izmir të Turqisë. Është njohës i pesë gjuhëve të huaja”, ka shkruar Kurti.

    Kurti ndër tjera i ka përmendur edhe të arriturat e Bajramit, duke e prezantuar si një njeri me një përvoj në vendet arabe.

    “Z. Bajrami në Dubai ka qenë Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë te Instituti “Juma’l-Maxhid”, Drejtor i Departamentit për Kontrollë dhe Verifikim të Botimeve te Ministria e Vakfit si dhe Përfaqësues i Odës Ekonomike të Kosovës atje”

    “Gjithashtu ai ka drejtuar Projektin e MTI të Qeverisë së Kosovës për Investime të Gjirit Persik, ka qenë përfaqësues i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, pastaj Drejtor i Institutit Kërkimor Shkencor “Victory” si dhe Drejtor i Institutit Kërkimor-Shkencor dhe Kryeredaktor i Revistës “Avicena” në Prishtinë”, ka shkruar Kurti.

    Mustafë Bajrami ishte bërë pjesë e AAK-së në tetor të vitit 2019.

    Lideri i AKK-së, Ramush Haradinaj, kishte njoftuar se shpreh mirënjohje për besimin dhe njëkohësisht shpreh konsideratën për familjen dhe babanë e tij, H. Jetish Bajrami, ish Kryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti i Kosovës.

    “Interesimi i jashtëzakonshëm i profesionistëve të fushave të ndryshme për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet, dëshmon qartë besimin në vlerat tona. Sot, zyrtarisht rrugëtimit tonë politik iu bashkua Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike. Ai studimet bachelor i përfundoi në Egjipt, ndërsa studimet master dhe doktoraturën në Turqi”, kishte shkruar Haradinaj. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark