×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Dikush për fe e dikush për familje”, këta janë artistët që u përshëndeten me muzikën gjatë 2023

    Insajderi
    02 January 2024 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Viti 2023 u shënua me një varg largimesh nga tregu muzikor e që padyshim bujën me të madhe bëri largimi i reperit Fero i cili tashmë quhet Khattab. Por, ai nuk ishte i vetmi që braktisi këngët pasi edhe këngëtari i njohur Alban Ramosaj kishte njoftuar largimin nga muzika. Përveç tyre edhe reperi Nushi dhe Nodga viti që lëmë pas i përcolli jashtë muzikës.

    Gazeta Insajderi

    Nushi, Alban Ramosaj, Fero dhe Nodga janë disa nga artistët që zgjodhën një rrugë tjetër gjatë 2023, atë jashtë muzikës.

    Secili prej tyre dhanë arsye të ndryshme, dikush e la për fe, dikush për familje e dikujt ëndrra për muzikë iu zbeh.

    Largimi i Feros nga muzika

    Në gusht të vitit 2023 reperi Fero vendosi që përfundimisht ta lë muzikës për arsye fetare.

    Vendim i Feronit Shabanit kishte ardhur pas trazirave në jetën e tij private, nga arrestimi për dhunë ndaj partneres së tij, Arbentina Ismajli dhe ndarja mes tyre.

    Fero përmes një postimi në rrjete sociale kishte treguar se ka vendosur ta lejë angazhimin në muzikë dhe t’i përkushtohet fejës islame dhe familjes së tij.

    Në mënyrë të çuditshme ai ka bërë thirrje që të mos i dëgjojnë më këngët e tij, ndërsa ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij.

    Ai gjithashtu ka ndërruar edhe emrin, duke thënë se tani quhet Khatabb. 

    Ai vazhdimisht poston gjëra me elemente islame, madje kishte dhënë një intervistë “duke u shprehur i penduar për veprat e mëhershme”.

    Ndërkohë, ky ndryshim i Feros erdhi pak pasi u arrestua për dhunë në familje.

    Pas daljes nga paraburgimi ai dhe modelja e Arbenita Ismajli konfirmuan se janë ndarë.

    Dyshja ishin bashkë për disa vite dhe janë prindër të një vajze. Gjatë kohës sa ishte në muzikë, ka qenë ndër reperët më të komentuar, dhe jo vetëm për shkak të muzikës së tij. 

    Alban Ramosaj

    Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj po ashtu kishte vendosur ta lë muzikën në muajin gusht.

    Ai përmes një letre kishte treguar se për një kohë të pacaktuar me arsyetimin se dëshiron të mbetet autentik dhe kjo është arsyeja pse po dëshiron të heqë dorë nga muzika dhe nuk po dëshiron që ndikimet e jashtme ta pushtojnë atë si artist

    Largimi i tij nga muzika i dëshpëroi dëgjuesit e këngëve të tij.

    Ai i ka kushtuar një letër publikut të tij nga ku ka shpjeguar arsyet që e kanë shtyrë për ta marrë këtë vendim.

    Si një nomad i ëndrrave, udhëtari niset në një rrugëtim ku çdo hap është një vallëzim me të panjohurën. Përmes peizazheve të ndryshme, ai nxjerr njohuri nga qilimi i fushave të jetës, dhe në këtë odishe kupton që vetë rrugëtimi bëhet një destinacion kuptimplotë”, kishte shkruar Ramosaj.

    Ai në letër kishte thënë se dëshiron të mbetet autentik dhe kjo është arsyeja pse po dëshiron të heqë dorë nga muzika dhe nuk po dëshiron që ndikimet e jashtme ta pushtojnë atë si artist.

    Ramosaj kishte shkruar se po e ndjen se është koha të bëhet egoist në mënyrë që ta shpëtojë veten, ta riparojë dhe ta pastrojë shpirtin nga ndotjet që i janë bërë.

    Alban Ramosaj është kantautor, producent, regjisor dhe krijues i shtëpisë filmike “RA Film House”.

    Gjysmëfinalist në “The Voice of Albania 3” & “Dance with me 3”. “Opening act” i këngëtares Emeli Sande në turin e saj Europian në Shqipëri.

    Nushi

    Nushi – njëreperët që ishte në ngjitje drejt suksesit në estradën shqiptare, kishte vendosur ta lërë muzikën.

    Në një shkrim të publikuar në InstaStory, reperi emri i vërtetë i të cilit është Nush Mehmeti, deklaroi se nuk është më pjesë e shtëpisë diskografike që po menaxhohej deri më tani.

    Nushi (Foto: Nushi/Twitter)

    I njëjti kishte falënderUAR të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata që e kanë mbështetur, duke mos dhënë arsyet e largimit nga muzika.

    “Kam vendosur ta ndalë muzikën komplet. Faleminderit atyre që më kanë dashur e më kanë përcjell gjatë këtij rrugëtimit tim të muzikës, në qoftë ai edhe vetëm një person”, kishte shkruar ai.

    Foto: Nushi/Instagram

    Noga

    Pas Nushit, Alban Ramosajt dhe reperit Fero i cili befasoi të gjithë ndjekësit, edhe këngëtari Noga ka njoftuar se është larguar përfundimisht nga muzika.

    Reperi Agon Abdullahu, ndonëse nuk ka qenë aktiv me projektet muzikore, ai kishte bërë të ditur se do ta lë përgjithmonë muzikën.

    Këngëtari si arsye kishte përmendur familjena, shkollimin dhe biznesin familjar.

    Nuk dihet nëse largimi i tyre do të jetë i përhershëm, apo do të ketë rikthim në muzikë, siç ndodhi me disa artistë si Flori Mumajesi apo Orgesa Zaimi.

    Nga ana tjetër, artistët që hoqën dorë nga muzika për t’u fokusuar në një fushë tjetër gjatë viteve janë Ledina Çelo, Joana Smakaj, Anjeza Shahini, Leonora Poloska, Xhesi Jorgaqi, Xhesi Jorgaqi, Jonida Maliqi apo Orinda Huta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark