×
  • Showbiz
  • Show

    “Jam duke qarë“, Kejvina çudit fansat me komentin te postimi ku Luizi e Kiara njoftuan për lindjen e vajzës

    Insajderi
    30 April 2024 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, janë bërë sot prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Luna Mari.

    Lajmin e kanë bërë të ditur vetë çifti, përmes një postimi të përbashkët në Instagram.

    Në postimin e tyre, çifti ka marrë urime të shumta, si nga fytyra publike ashtu edhe nga fansat e tyre të shumtë.

    Në mesin e komenteve të shumta, vëmendjen e ka marrë ai i ish-banores së Big Brother VIP, modeles Kejvina Kthjella, e cila e kishte goditur me shuplakë Luiz Ejllin gjatë qëndrimit në shtëpi. Pas këtij veprimi, ajo ishte përjashtuar nga shtëpia.

    “Waaaurimeeeeee…me jete te gjate princeshaaim crying”, ka qenë komenti i Kejvinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark