×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dimal Basha: Situata në veri ka potencial për eskalim, KFOR-i nuk duhet vetëm të shikojë

    Insajderi
    05 April 2023 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas deputetit të LVV-së, Dimal Bashës situata në veri të Kosovës ka potencial për të eskaluar. Ai ka treguar se grupe civile të afërta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq po trajnohen për të gjuajtur me armë në Rashkë të Serbisë.

    Basha ka thënë se Kosova duhet të jetë gati për çdo rast.

    “Ka potencial të eskalimit të situatës atje. Nuk e dimë se a do t’i përdorë Vuçiqi këto grupe, të cilat po ushtrohen, por ne duhet të jemi gati”, ka thënë ai.

    “Ata po përgatiten për ta destabilizuar Kosovën, ata nuk shkojnë në Vojvodinë”, ka shtuar Basha gjatë emisionit.

    Deputeti ka deklaruar se forcat e KFOR-it nuk duhet që të monitorojnë, pa ndërmarrë veprime, nëse rivendosen barrikadat në veri.

    “Kam pasur një postim ku kam kritikuar forcat e KFOR-it që veç i këqyrshin barrikadat në veri. Qytetarët në veri nuk janë të sigurt, ata nuk munden veç me këqyrë. KFOR-i nuk duhet të lejojë më që të vendosen barrikada”, ka thënë tutje ai.

    Basha ka numëruar incidentet e fundit në veri. Sipas tij, incidentet e shkaktuara qëllimshëm, po frikësojnë qytetarët e asaj ane.

    “Ka pasur 7 djegie të veturave. Kanë qenë qindra viktima që kanë pritur për t’i regjistruar në RKS, por këto djegiet, rrahjet, linçimet po shkaktojnë frikë në veri”, ka thënë deputeti Basha.

    “Shtrirja e sovranitetit nuk është më temë, duhet të ndodh. Kosova është unitare, nuk ka diskutim më”, ka shtuar ai në T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark