×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dimal Basha tregon për çfarë ka ankth dhe traumë

    Insajderi
    22 February 2023 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rasti i rrahjes dhe trajtimit brutal të profesorit shqiptar, Petraq Milo, në kufirin shqiptaro-malazias ka zgjuar ndjenja të këqija edhe deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, shkruan Insajderi.

    Basha thotë se kur e kalon çdo kufi ka “ankth” dhe “traumë të vjetër” teksa rikutjon se në moshën 16 vjeçare e kishin rrahur një herë në kufi në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

    “Është traumë e fjetur! Sot jam deputet, kam pasaportë amerikane dhe në çdo kufi kam ankth!”, shkroi Basha në Twitter.

    “M’kanë rreh kur kam qenë vetëm 16 vjeçar!”, tha ai.

    https://twitter.com/dimalbasha/status/1628138428284997644?s=20

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark