Xhudistja nga peja Distria Krasniqi është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, shkruan Insajderi.
Krasniqi triumfoi me IPPON ndaj xhudistes nga Bullgaria, Gabriela Dimitrova.
Ajo e nisi mirë duelin duke e fituar menjëherë një ëaza-ari, për ta përmbyllur më pas ndeshjen rreth dy minuta para fundit.
Në çerekfinale do të përballet me Amandine Buchard, e cila e fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike.