×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dita e 3 e grevës – drejtoresha e Spitalit në Mitrovicë deklarohet për gjendjen shëndetësore të minatorëve të Trepçës

    Insajderi
    26 October 2023 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është dita e tre që kur minatorët e “Trepçës” janë future në grevë duke kërkuar kushte më të mira të punës. Herë pas here është raportuar për përkeqësim të gjendjes shëndetësorë të tyre. Për këtë Insajderi ka kontaktuar Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi.

    Zhubi ka thënë deri në ora 15:00 asnjë minatorë nuk ka kërkuar ndihmë mjekësorë.

    Ndërkohë konfirmoi se ditën e djeshme (25 tetor), tre minatorët janë trajtuar.

    Sipas saj simptomat e tyre nuk janë serioze.

    Ajo ka sqaruar se kanë formuar edhe një ekip që përkujdeset në minierë për ta.

    “Për sot deri në ora 15:00 nuk ka ndonjë raportim të veçantë, kam folur me doktoreshën që i menaxhon atje, në qendrën e minatorëve dhe kemi formuar një organizim më të lartë nëse në rast nevoje për me i rrit kapacitetet por njëherë për njëherë nuk ka diçka serioze, vinë me ndonjë kokë dhimbje, plogështi dhe lodhje por jo diçka më të veçantë ose në numër diçka më të lartë që është me veçu nuk është, nuk kam ndonjë raportim”, deklaroi drejtoresha.

    “Dje kanë qenë tre (minatorë) që kanë kërku ndihmë mjekësore”, tha Zhubi për Insajderin.

    Çka po kërkojnë punëtorët e Trepçës?

    Minatorët po kërkojnë realizim të pagave me kohë, shkarkim të menaxhmentit si dhe sigurim shëndetësor.

    Ju njoftojmë se sot me datë: 24.10.2023 Minatorët e Minierës me Flotacion, janë futur në grevë brenda në minierë (në galeri) dhe kërkesat e minatorëve janë: Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06-10.Shkarkimi i menagjmentit (kryeshefit)Sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës. Me Fat!“, thuhet në njoftimin e tyre të lëshuar për media.

    Gazeta ditën e djeshme kontaktoi edhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Enis Abdurrahmanin.

    Abdurrahmani tha se pagat janë ekzekutuar derisa nuk dha detaje të tjera.

    “Pagat janë ekzekutu në tërësi”, i tha shkurt ai Insajderi.

    Por përkundër këtij veprimi greva e minatorëve do të vazhdojë. Kështu tha kryetari i Sindikatës, Ibrahim Jonuzi.

    Ai i tha Insajderit se deri në realizimin e tri kërkesave greva do të vazhdojë.

    Pagat veç i ka realizu të këtij muaji por pika e parë ka qenë që pagat nuk duhet të vonohen i ka marrë datat maksimumi është data 10. Ne duam realizimin e tri pikave dhe deri në realizimin e kërkesave grave e minatorëve nuk do të ndërprehet; shkarkim të menaxhmentit, sigurim shëndetësor dhe kushtet e punës t’i marrin përsipër që t’i rregullojnë përndryshe greva nuk do të ndalet“, ka deklaruar Jonuzi.

    Tutje kryetari i Sindikates tha se askush nuk ka tentuar që të bije në kontakt me ta për gjetur një zgjidhje.

    “Asnjë tendencë nuk ka pasur as nga Bordi as nga menaxhmenti për të diskutuar“, tha ai.  

    Gazeta Insajderi ka realizuar edhe një storie me minatorët, për t’i dëgjuar e parë më afër, për të kuptuar më saktë hallin e tyre. Storia pritet të publikohet sonte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark