×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dita e Zajednicës- Baraliu e Kraki lënë nën hijë Gëzim Mekulin, kryejnë servilosje të thella

    Insajderi
    02 February 2023 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dita më e keqe politike për Kurtin ishte kjo e sotshmja, në të cilën ndodhi tërheqja nga kundërshtimi i Zajednicës.

    Për t’ia bërë ditën më të lehtë Kurtit, pati një përkujdesje nga adhuruesit e tij publik.

    Njëri pas tjetrin përpiqeshin që ta lavdëronin në mënyrë që të minimizoheshin kritikat ndaj tij.

    I pari që ra në sy ishte Gëzim Mekuli. Bëri një akt servilosje të thellë.

    Dy fjalë që morën vëmendje ishin këto:

    “Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës”, si dhe “ndjekësi i udhëzimeve humane e kombëtare të Rilindasve, Albin Kurti”.

    Pritej që ky postim do të ishte akti më servil ndaj Kurtit gjatë ditës së Zajednicës.

    Por, për fatin e keq të Mekulit ndodhi një shpërthim i adhuruesve tjerë të Kurtit që e lanë nën hije “norvegjezin”, e Vetëvendosjës.

    Dy orë pas ti, shpërtheu Nezir Kraki, një qytetar i Kosovës që pretendon se është profesor në Paris.

    Tërë postimi i tij ishte skandaloz e servil ndaj Kurtit.

    “O debila amnezikë”, “Ju i turreni si qenë endacakë Albin Kurtit”, ishin fjalët qe Kraki zgjodhi për t’iu serviluar sot kryeministrit të Kosovës.

    I vetmi që rivalizoi Krakin gjatë ditës ishte Bleron Baraliu, aplikanti për pasaportë amerikane që pretendon se e njeh politikën e jashtme dhe të brendshme të SHBA’së.

    Ai zgjodhi që të lansoj ofendime kundër opozitarëve, për të kryer argatin pro Kurtit.

    “Kllosharski”, “O kastravecë o patlixhanë”, ishin fjalët që Baralizu përzgjodhi në postimin servilues ndaj Kurtit.

    Më poshtë mund t’i gjeni postimet e plotë secilit: Mekulit, Krakit e Baraliu.

    Mund të vlerësoni edhe vetë se cili ishte postimi më servilues i postuar në ditën e Zajednicës

    Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, të enjten shpalosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij.

    Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark