×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Djali i Thaçit reagon pas fjalimit të Ramës në Këshillin e Evropës

    Insajderi
    13 October 2022 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje në Këshillin e Evropës ka renditur një sërë argumentesh kundërshtuese ndaj librit të Carla Del Pontes dhe raportit të Divk Martyt për pretendimet e tyre rreth luftës në Kosovë. Rama zëshëm ka mbrojtur Kosovës përkatësisht ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, me theks të veçantë e ka mbrojtur ish-presidentin, Hashim Thaçi.

    Pas fjalimit të djeshëm të Ramës ka reaguar djali i Thaçit, Endriti, shkruan Insajderi.

    Pas këtij fjalimi të Ramës ka reaguar djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti. Ai i ka mirëpritur deklaratat e dhënë nga Rama duke u shprehur “Mburrje, krenari dhe lehtësim nga çfarë u dëgjua nga Edi Rama në KiE. Historia e UÇK-së do të triumfojë përherë”, shkroi ai përcjell Insajderi.

    Endriti ka thënë se familja e tij e falënderon kryeministrin Edi Rama për gjithçka po bën.

    Ndërkohë Rama, u shpreh dje se “Shtëpia e verdhë”, në të cilën raporti i Dick Martyt pretendonte se janë nxjerrë organe njerëzish nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ishte as e verdhë dhe as nuk ishte klinikë.

    “Raporti përqendrohet dhe e vendos një theks të veçantë tek një vend specifik mjekësor, një shtëpi e verdhë ku ishin përqendruar operacionet”.“Kjo shtëpi nuk është e verdhë dhe as klinikë, është një shtëpi prej të shumtave në një zonë të thellë të Shqipërisë. Vetë fshati ndodhet në një zonë shumë të largët të Shqipërisë”, tha Rama.

    Kryeministri shqiptar tutje deklaroi se situata e Kosovës para shumë vitesh mund të krahasohet me atë të Ukrainës sot, ndërsa ka tërhequr paralele mes ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit aktual të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

    “Përpiquni të përfytyroni presidentin Zelensky 10 vjet më pas të bëhet pjesë e diçkaje kaq surreale si Thaçi sot (ish-presidenti i Kosovës i cili gjendet në paraburgim nën dyshimet për krime lufte), sepse Rusia e Moska tashmë kanë nisur të thonë se ka trafikim organesh në disa zona”, ka deklaruar Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark