×
  • Lajme
  • Insajderi

    Djali i Ukshin Hotit mbetet sërish jashtë listës për deputetë nga PDK

    Insajderi
    16 January 2021 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Andin Hoti, djali i i Ukshin Hotit sikurse në zgjedhjet e kaluara, është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Të njëjtin fat, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, sikurse në zgjedhjet e 6 tetorit, e ka përcjellë edhe në këto zgjedf nuk ka arritur që të marrë vota të mjaftueshme sa për të kaluar pragun zgjedhor që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Në listën e 21 deputetëve të cilët arritën të sigurojnë ulëse nga zgjedhjet e kaluara nuk figuronte emri i Hotit

    Vetëm në qytetin e tij të lindjes, Andin Hoti kishte arritur të marrë 1730 vota, shifër kjo që duket se bashkëqytetarët nuk i kanë dhënë përkrahjen e duhur ish-deputetit të PDK’së.

    Në zgjedhjet e vitit 2017 Andin Hoti kishte arritur të mbledh plotë 14,354 vota dhe ishte njëri ndër më të votuarit në koalicionin PAN në atë kohë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark