×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do denoncoj grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë”, Sali Berisha shkon për herë të parë në SPAK

    Insajderi
    23 January 2024 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Sali Berisha para pak minutash është paraqitur në ambientet e Prokurorirsë së Posaçme për t’u marrë në pyetje sa i takon aferës së ish-klubit sportiv “Partizani”.

    Në një deklaratë para gazetarëve dhe mbështetësve që e prisnin, Berisha u shpreh se “beteja me krimin vazhdon”.

    “Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike!

    “Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore”, është shprehur Berisha.

    Deputetët mbështetës e pritën Berishën para godinës së SPAK. Flamur Noka, Luçiano Bocci, Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe disa të tjerë qëndruan para Prokurorisë së Posaçme derisa makina e ish-kryeministrit mbërriti aty.

    Të pranishëm janë edhe disa dhjetëra militantë, të cilët shpërthyen në brohoritje kur Berisha doli nga mjeti i tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark