×
  • Showbiz
  • Show

    “Do jap shpirtin për Kombëtaren shqiptare”, Asani zbulon a i ka shkruar Rama pas golave spektakolarë

    Insajderi
    22 October 2023 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sulmuesi Jasir Asani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares në kualifikueset e “Europianit Gjermani 2024”. Emri i tij është shndërruar në më të lakuarin në botën e futbollit.

    Së fundmi 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka dhënë një intervistë për emisionin “Më lër të flas”.

    I cilësuar si një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares, Asani tregon vështirësitë që ka kaluar për tu bërë pjesë e futbollit. Ai ka rrëfyer momentin e parë kur i erdhi telefonata për të qenë pjesë e Kombëtares teksa shprehet se nuk e ka menduar dy herë.

    E kam pritur 7-8 vjetë që të jemi pjesë e kombëtares shqiptare. Që në 2016. Dhe i kam thënë babait që një ditë do ta çoj unë bashkë me shokë Do jap shpirtin për Kombëtaren shqiptare”, thotë ai.

    Gjithashtu në këtë intervistë, Asani ka thyer zemrat e shumë prej vajzave shqiptare kur ka treguar se aktualisht ai është në një marrëdhënie dashurie.

    Pjesë nga intervista:

    Të shkruajnë këto nxitëset e tifozëve? Kush të shkruan?

    Gjithë Shqipëria

    Po Rama të ka shkruar?

    Rama jo, po njerëz pak më poshtë Ramës po!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark