×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Do të shkojë të marrë kallashnikovin, do t’ju vrasë të gjithëve” – Këta janë dy personat që kërcënuan me vdekje pjesëtarët e KFOR-it

    Insajderi
    27 February 2024 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy pjesëtarë të KFOR-it italian janë kërcënuar me vrasje në fshatin Lubiçevë të Prizrenit. Gazeta Insajderi ka mësuar se personat që kërcënuan pjesëtarët e KFOR-it janë; Ahmet Krasniqi 62 vjeçar dhe Izjet Halilaj 30 vjeçar.

    Detaje për rastin kanë dhënë nga Policia e Kosovës. 

    Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për Insajderin, se kërcënimi kishte ndodhur gjatë vizitës që karabinierët italianë kishin realizuar në këtë fshat.

    “Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kane kanosur pjesëtaret e KFOR-it Italian të cilët ishin për vizite ne atë fshat”, tha ai.

    Sipas tij, njëri nga të dyshuarit i është drejtuar me fjalët “se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”, pjesëtarëve të KFOR-it.

    “Patrulla policore ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga te dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ,,se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”, potencoi Bytyqi derisa shtoi që pas kësaj të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të Prizrenit.

    Policia, konfirmon Bytyqi se fillimisht kishte arrestuar njëri prej të dyshuarve dhe vetëm pastaj personin e dytë.

    Të njëjtëve iu janë bastisur shtëpitë, njërit i është gjetur pushkë dhe municion.

    Pas intervsitimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark