×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dogana del me njoftim, këto janë mallrat e markave të ndryshme që u sekuestruan

    Insajderi
    22 February 2024 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka dal me njoftim rreth aksionit të sotëm ku janë sekuestruar mallra në sasi prej 720 njësi që dyshohet se janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtat e markave tregtare të regjistruara në territorin e republikës së Kosovës.

    Sipas kategorisë mallrat e sekuestruara janë kryesisht tekstil, çanta dhe aksesor për femra të markave të njohura ndërkombëtare (Louis Vuitton, Gucci dhe Michael Cors, Pandora, Hugo Boss, Polo, Nike, Gant, Lacoste, North Face, Calvin Klein, Prada, Guess.

    Mallrat e sekuestruara mbesin nën mbikëqyrje doganore deri në verifikimin e origjinalitetit nga bartësit e së drejtës.

    Ndërsa ende është duke u zhvilluar operacion dhe deri në përfundim të kontrollit nuk kemi të dhëna të sakta për sasinë e mallit edhe pse nga informatat preliminare të zyrtarëve të terrenit është konstatuar se është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit që dyshohet se është i falsifikuar.

    Ndërsa janë mbyllur me masë të përkohshme nga inspektorët e tregut tri biznese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark