×
  • Insajderi Video
  • INDOKS

    Dokument: Zbardhen detaje se kush do të jetë shënjestra e nismës ligjore të Qeverisë Kurti

    Insajderi
    16 April 2021 - 12:43

    InDoks e ka siguruar dokumentin me të cilin Qeveria Kurti 2 po do që të bëjë ligj të ri kur shënjestër për t’iu konfiskuar pasuria do të jenë zyrtarët publik dhe politikanët.

     “Koncept Dokumenti për Çështjen e Pasurisë së fituar në mënyrë të Pajustifikueshme” është titulluar ai dhe ka mbi 80 faqe.

    Në këtë dokument thuhet që një Agjenci, e cila pritet të kijohet, e që do të merret me këtë punë . pasi që të ketë arritur të identifikojë mos-përputhje në mes të pasurisë dhe të ardhurave të deklaruara të zyrtarëve të lartë publikë apo të personave të ekspozuar politikisht, atëherë do të krijohet prezumimi se pasuria në fjalë ka origjinë të kundërligjshme dhe me këtë rast gjykata, sipas kërkesës së Agjencisë, do të urdhërojë sekuestrimin e saj.

    “Me këtë rast, barra e provës do të bartet tek i dyshuari i cili duhet të dëshmojë se pasuria e tij ka origjinë legjitime”, thuhet fjalë-për-fjalë në këtë dokument.

    Video e plotë:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark