×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Doli të ecte, vdes një person në Prevallë

    Insajderi
    26 August 2023 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 70 vjeçar ka vdekur sot pasi i ishte përkeqësuar gjendja derisa po ecte në bjeshkët e Prevallës.

    Ai kishte rënë pa vetëdije dhe shoqëruesit e tij e kanë thirrur policinë, e cila bashkë me emergjencën kanë arritur në vendngjarje me vështirësi për shkak të terrenit të vështirë.

    “Sot në mëngjes, rreth orës 06:32 , në polici është raportuar se një person pasi që kishte dalë në bjeshkë në fshatin Prevallë, Prizren, iu kishte keqësuar gjendja dhe kishte rënë pa vetëdije. Shoqëruesit e tij kanë njoftuar policinë. Policia bashkë me emergjencën me vështirësi kanë mbërritur në vendngjarje pasi që terreni ishte i vështirë dhe e pamundur që të shkohet me automjet. Në momentin kur emergjenca ka mbërritur në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, B.M. mashkull, 70 vjeç”, konfirmoi policia.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i lirohet familjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark