×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Donald Veshaj tallet keq me Luana Vjollcën

    Insajderi
    14 November 2022 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca ka filluar emisionin e saj “Zemër Luana” i cili është duke thyer rekorde shikueshmërie.

    “Pa fjalë”, “Një milion klikime”, “Energjia ime jeni ju”, “Falemnderit për të gjitha mesazhet e panumërta” janë frazat e moderatores që kanë ngritur edhe komente të shumta në rrjetet sociale.

    Ka qenë aktori i njohur, Donald Veshaj që ka ironizuar hapur moderatoren në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme.

    Pas xhirimeve për episodin e javës tjetër, ai ka hedhur një “story” që qartazi i dedikohet prezantueses.

    “Hej si jeni? Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash. Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, dëgjohet ai duke thënë në video.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark