×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Donika Gërvalla flet keq për kryeministrin Kurti te diplomatët e huaj”

    Insajderi
    26 January 2022 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Donika Gërvalla, “flet keq” për kryeministrin Albin Kurti në takimet e saj me diplomatët e huaj”, këto detaje i ka shpalosur ish zyrtai i Ministrisë së punëve të Jshtme të Kosovës Artan Behrami. Ai para disa ditësh kishte dhënë dorëheqje nga MPJ, duke e kritikuar ashpër kryediplomaten kosovare.

    Artan Behrami, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, “flet keq” për kryeministrin Albin Kurti në takimet e saj me diplomatët e huaj.

    Sipas informatave të Behramit, kryediplomatja Gërvalla “flet më keq për kryeministrin Kurti te diplomatët e huaj sesa homologu i saj, Nikola Selakoviq”.

    “Me kryeministrin Albin Kurti kam mospajtime të shumta. Por, jashtë kufijve të Kosovës, Kurti është kryeministër im dhe e mbroj edhe atëherë kur e ka gabim”, shkroi Behrami të mërkurën.

    “Miq të shumtë të mi që janë diplomatë ndërkombëtarë, po më thonë se Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, flet më keq për kryeministrin Kurti te diplomatët e huaj sesa homologu i saj serb, Nikola Selakoviq!”, tha Behrami.

    Ai tha se informatat që ka pranuar, shpërfaqin koordinimin e dobët të qeverisë në fushën e diplomacisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark