×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Dorëzohu, sa nuk është vone”, Ministrja Haxhiu nuk tërhiqet nga kërcënimi i prokurorit, përmend edhe Vettingun

    Insajderi
    11 February 2023 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar sot pas kritikave të shumta që mori nga opozita dhe opinioni publik për kërcënimin që ia bëri dje prokurorit Ilaz Beqiri në seancën gjyqësore, ku i kërkoi prokurorit që të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza pasi mungon ekspertiza dhe faktet për gazin lotsjellës.

    Haxhiu as sot nuk u tërhoq nga kjo kërkesë e saj, por, tha se deklarata e saj është e drejtë duke u bazuar me ligjet në fuqi.

    Ajo tha se prokuroria dhe gjyqësori duhet të çlirohen nga ana që i kanë kapur ndër vite.

    Thirrja ime e vazhdueshme është që prokurorët të ushtrojnë detyrën me profesionalizëm dhe të heqin dorë nga përndjekjet politike, sikurse po bëhet tash e 7 vite“, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    E para e drejtësisë tha se metodat 20 vjeçare për kërcënime nuk mund të bëhen tash që Qeveria Kurti udhëheqë me vendin.

    Metodat njëzet vjeçare të opozitës për kërcënime dhe pazare nën tavolinë nuk gjenden në Qeverisjen Kurti. Prandaj ka zëra të tillë që sulmojnë sepse brenda dy viteve të mandatit qeverisës kemi ndërmarrë nisma reformuese me qëllim të fuqizimit dhe kthimit të besimit qytetarë në institucione“, u shpreh ajo.

    Tutje, Haxhiu tha se Kosova duhet të kalojë sa më shpejtë në nivelin më të lartë të drejtësisë. Atë të vettingut.

    Me këto iniciativa përfundimisht shteti i Kosovës do të kalojë në një nivel tjetër më të lartë sa i përket drejtësisë. •Vetingu në sistemin e drejtësisë. Brenda 1 viti e gjysmë është hartuar koncept dokumenti, amendamentet kushtetuese dhe kemi pranuar Opinionin pozitiv nga Venecia“, ka thënë Haxhiu.

    Kujtojmë se, Albulena Haxhiu bashkë me deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu akuzohen se më 19 shkurt 2016 kanë poseduar jashtëligjshëm në Parlament nga një bombol të gazit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark