Federata e Futbollit të Kosovës nesër do të mbajë Kuvendin Zgjedhor më gjashtë prill. Kandidat i vetëm për të karrigen e të parit të FFK-së është vetëm Agim Ademi, pasi kundër-kandidati Gramoz Vokrri nuk arriti të certifikojë nënshkrimet e tij për të garuar, shkruan Insporti.com.
Kur kanë mbetur më pak se 48 orë për këtë Kuvend, shumë prej delegatëve që do të marrin pjesë nuk janë njoftuar për vendin apo dhe kohën e Kuvendit.
Pas deklaratës të drejtorit sportiv të FC Dritës, Valon Zymberi se nuk janë në dijeni për kohën dhe vend ndodhjen e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, në të njëjtën situatë gjendet edhe klubi i Drenicës.
Drejtori sportiv i Drenicës, Taulant Dajaku në një prononcim për Insajderin deklaroi se nuk kanë asnjë informacion, asnjë gjë në lidhje me Kuvendin Zgjedhor që pritet të mbahet nesër.
“Jo asnjë gjë në lidhje me materialet deri tani asnjë gjë hiç. Ata kanë ndërruar edhe Kuvendin, ka dhjetë ditë më duket që e kanë dërguar se nuk do të jetë vetëm një Kuvend Zgjedhor por edhe Kuvend i Punës. Pas ndryshimit, ata nuk kanë sjellë material tjetër dhe as kohën, as vend ndodhjen e këtij Kuvendi, sipas tyre me të gjashtin, nuk kemi asnjë informatë, që do të duhej të informohemi dhjetë ditë para”, deklaroi Dajaku për Insajderin.
Dajaku tash e një kohë është në pozitën e Drejtorit Sportiv në klubin e Drenicës, pas pensionimit nga futbolli aktiv.
Mos informimi për kohën dhe vendin se ku do të zhvillohet Kuvendi Zgjedhor nga klubet opozitare po cilësohet si një veprim skandaloz dhe një amatorizëm i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Herën e fundit, Kuvendit e Punës e ka zhvilluar në formën online për shkak të pandemisë “Covid-19”, ndërsa në vitin 2019 e kishte mbajtur në hotelin “Emerald”. /Insajderi.org/