Drita do ta zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit kundër Inter Turkut.
Në kuadër të rundit të parë eliminator në Ligën e Konferencës, skuadra nga Gjilani do të ndeshet me finlandezët e Turkus, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e parë në Turku i takoi vendasve me rezultat minimal, 1:0.
Kurse, sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita synon përmbysjen dhe kualifikimin tutje.
Kjo ndeshje do të nis nga ora 20:00.
Ndeshja e sotme do të transmetohet në platformën ArtMotion, përkatësisht në programin Sport 1.
Në rast të kualifikimit tutje, në rundin tjetër, Dritën e pret ndeshja me skuadrën belge, Royal Antwerp.