×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa i kopjon këngën, Soni Malaj thotë se nuk e ka ndjekur penalisht

    Insajderi
    28 February 2024 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja shqiptare Soni Malaj, së fundmi ka qenë e ftuar në emisonin “E diela jonë” në Radio Televisionin Shqiptar.

    Gjatë intervistës ajo ka folur rreth jetës dhe karrierës së saj, teksa ka rikthyer kohën e performancës që ajo ka bërë bashkë me Spirit Voice, grup ky i cili këngëtarja ka filluar karrierën e saj.

    Malaj ka përmendur edhe këngën e saj të famshme “Fuoristrada”, ku grupi e kishte kënduar në festivalin “Këngët e Stinës”, gjatë vitit 1997.

    Në vitin 2023 këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka publikuar këngën “Dance The Night”, si kolonë zanore për filmin “Barbie”, megjithatë në një pjesë të kësaj kënge ka ngjashmëri të madhe me atë të Soni Malaj “Fouristrada”.

    Kjo ngjashmëri ka shkaktuar komente të ndryshme në internet, teksa audienca ka pyetur se a është kopijuar dhe nëse janë ndërmarrë hapa ligjorë për këtë.

    Soni është pyetur në emision nëse i ka paguar Dua diçka për këtë këngë, ajo është përgjigjur me sportivitet duke thënë” Ia falim Dua Lipës, çfarë do? Do ndonjë këngë tjetër t’ia falim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark