×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Duam ujë”, qytetarët e Hani Elezit vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm

    Insajderi
    23 June 2023 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hani i Elezit po vazhdon të përballet me problemin e ujit të pijshëm. Sot KVRL ka realizuar një aksion ” DUAM UJË” i cili për qëllim ka kërkesën e vetme të sigurimit të ujit të pijshëm ndaj qytetarëve tanë.

    Në njoftimin e kësaj organizatë theksohet se për të njëjtin qëllim kishin realizuar aksion edhe para dy viteve.

    Janë bërë 2 vite që nga aksioni jonë i parë i cili kishte kauzën e njejtë, sot përsëri fatëkeqësishtë qytetarët e komunës sonë nuk kanë ujë të pijshëm. Qasja për ujë të pijshëm është e drejtë themelore e njeriut. Roli jonë si shoqëri civile është të ngrisim problemet e qytetarëve, ti bëjmë presion institucioneve që të bëjmë zgjidhje për problemet e tyre“, thuhet në njoftim.

    Tutje iu bë apel Komunës së Hani të Elezit që të sigurojë ujë të pijshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark