×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje reagon pas dhunës ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve: E papranueshme

    Insajderi
    02 November 2022 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas videos, ku në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, shihet dhuna ndaj një pacienteje të moshuar nga ana e një infermiereje, ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.

    Përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”, Balje ka shkruar se kjo është e papranueshme.

    Balje ndër tjerash tha se vajza që ka bërë këtë veprim duhet të mbaj përgjegjësi.

    O vajze me floke te zeza kush ta ka dhene të drejtën të bësh keto gjera, duhet te kesh turp per veten, dhe si te kane eduku prinderit. Ajo grua e moshuar nesër mund të jetë nëna jote. Kjo që bëtë është e papranueshme dhe do të duhet te mbani pergjegjesi. Turp te kesh”- ka shkruar Balje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark