×
  • Sport
  • Sport

    Duka shumë i emocionuar: Vështirë të fle sot

    Insajderi
    13 October 2023 - 00:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq tepër i emocionuar, pas triumfit 3-0 që Shqipëria arriti në shtëpi ndaj Çekisë.  

    “Kisha shumë emocion para ndeshjes, si asnjëherë tjetër. Kisha besim tek ekipi dhe kualiteti, ishte ndeshje shumë e vështirë, tani pas ndeshjes dukej si shumë e lehtë. E stër merituam me gjithçka në fushë.

    Spektatorët na mbështetën maksimalisht në një mënyrë fair, tani duam katër gola, por me 1 para ndeshjes ishim të lumtur.

    Të gjithë jemi të lumtur për këtë 3 pikës. Jemi me dy këmbë në Europian.

    Jam i bindur që do bëjmë edhe më shumë. Më vjen keq që nuk e kam Lorikun afër ta përqafoj.  

    Këto fitoren sot e kam shijuar më shumë. I kisha lënë të gjitha për fitoren e sotme. Na takon që të festojmë gjatë. Dua të përqafoj gjithë stadiumin sot. Edhe humbjen që kemi bërë në Poloni nuk e meritonim. Një falenderim i veçantë për trajnerin dhe stafin e tij, kanë krijuar vërtet frymën e grupit. Sekreti është tamam skuadra dhe jo individët.  

    Janë gëzime të mëdha, edhe ajo e para ishte shumë emocionuese, nuk e harroj dot kurrë atë festimin në Armeni. Tani kemi më shumë eksperiencë, do bëjmë më mirë në Europian. Është e vështirë të fle sot. Gjimshiti është i vetmi futbollist që ne i kemi shumë borxhe. Unë vërtet e dashuroj, është fantastik.”, deklaroi Duka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark