×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Dukagjini” boton dhe përuron romanin “Komploti” të Ben Blushit

    Insajderi
    04 November 2023 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia botuese “Dukagjini” boton romanin e ri të shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Ben Blushi.

    Ky është bashkëpunimi i parë mes autorit të njohur dhe botuesit të spikatur kosovar.

    Ben Blushi është nderuar me çmime të ndryshme letrare, si çmimi “Kult”, Çmimi Europian për Letërsinë në vitin 2014.

    Ai e ka filluar krijimtarinë letrare me vëllimin “100 ushtarë”, mandej me romanet “Të jetosh në ishull”, “Otello”, “Shqipëria”, “Kandidati” etj.

    Ben Blushi është nderuar me çmime të ndryshme letrare, si çmimi “Kult”, Çmimi Europian për Letërsinë në vitin 2014.

    Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft.

    Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Evropës.

    Ky roman do të përurohet më 09.11. 2023, ora 18:00, në librarinë “Dukagjini” në sheshin kryesor të Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark